Kreu i Wagnerit sërish sulmon udhëheqjen ushtarake ruse: I harruat luftëtarët tanë në Bakhmut

Bota

Kreu i Wagnerit sërish sulmon udhëheqjen ushtarake ruse: I harruat luftëtarët tanë në Bakhmut

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 22:09
Foto ilustrim

Kreu i grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin në deklaratën e tij të re të hapur sulmoi ushtrinë ruse sepse, siç thotë ai, nuk njohu angazhimin e luftëtarëve të grupit Wagner që morën pjesë në ‘marrjen’ e Bakhmutit.

Ndryshe pas më shumë se një vit luftime të ashpra dhe numri të madh të ushtarëve të vrarë rusë, kreu i grupit famëkeq rus pretendonte se kanë arritur ta marrin nën kontroll qytetin e Bakhmutit në lindje të Ukrainës.

Megjithatë, Kievi reagoi menjëherë duke thënë se asgjë nuk ka ndryshuar në terren, dhe se ushtria ukrainase gjendet atje duke mbrojtur pozicionet e saj dhe për asnjë moment nuk do të lejojnë që qytetin ta marrin nën kontroll rusët.

Bakhmuti është bërë pika më e nxehtë e luftës në Ukrainë, ku vet Prigozhin ka pranuar se dhjetëra mijëra luftëtarë të Wagnerit janë vrarë duke tentuar të avancojnë atje.

Madje ai ka sulmuar ushtrinë ruse se nuk po u dërgojnë armë dhe municion luftëtarëve të tij, që sipas Prigozhinit po përdoren si mish për top.

Prigozhin është gjithnjë e më i hapur në kritikat e tij ndaj Ministrisë ruse të Mbrojtjes, kështu që deklarata e tij u publikua në Telegram.

“Luftëtarëve, shumicës së luftëtarëve, nuk iu dha asgjë. Listat janë në Ministrinë e Mbrojtjes, por sipas informacioneve ka mendime të dyta për nënshkrimin, të gjithë tashmë kanë harruar që kanë luftuar dhe kanë vdekur atje”, shtoi Prigozhin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat