Bjellorusia do të jetë “Krimea e dytë”, armët bërthamore ruse po e çojnë vendin drejt katastrofës

Bota

Bjellorusia do të jetë “Krimea e dytë”, armët bërthamore ruse po e çojnë vendin drejt katastrofës

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 12:00
Alexander Lukashenko dhe Vladimir Putin

Alexander Lukashenko, presidenti kontrovers i Bjellorusisë, tanimë ka nisur “përplasjet me NATO-n" pasi ra dakord të lejojë presidentin rus Vladimir Putin të vendosë armët taktike bërthamore atje. Kështu ka paralajmëruar liderja e opozitës në mërgim. Sviatlana Tsikhanouskaya gjithashtu ka frikë se trupat ruse, të cilat tani do të vendosen përgjithmonë brenda kufijve të Bjellorusisë, rrezikojnë atë që ajo e quajti një "përsëritje të skenarit të Krimesë", në lidhje me aneksimin e gadishullit të Detit të Zi nga Putini në 2014. Si Lukashenko, 68 vjeç, dhe Putin 70, ditët e fundit kanë konfirmuar se Rusia ka zhvendosur armët taktike bërthamore (TCW) në Bjellorusi, një lëvizje që konsiderohet si mesazh i fortë për vendet perëndimore që vazhdojnë të furnizojnë Ukrainën me armë, pas pushtimit të 24 shkurtit 2022.

Rreziku për Bjellorusinë

Tsikhanouskaya u detyrua të largohej nga vendi i saj pasi u kërcënua me arrestim pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, në të cilat ajo garoi kundër Lukashenkos. Edhe pse zyrtarisht ajo fitoi vetëm pak më shumë se dhjetë për qind të votave, akuzat për mashtrim masiv të votuesve u ngritën kundër kundërshtarit të saj. Protestat kundër rizgjedhjes së tij u shtypën brutalisht nga forcat bjelloruse të sigurisë, me mbështetjen e Putinit.Duke komentuar vendosjen e TCW-ve, zonja Tsikhanouskaya tha: “Ky është një zhvillim negativ nga shumë këndvështrime. Kjo shkel Kushtetutën e Bjellorusisë që përcaktonte se vendi ynë do të ishte një shtet pa armë bërthamore. Minon regjimin global të mospërhapjes pasi ky është dislokimi i parë nga një shtet bërthamor që nga viti 1968 kur u nënshkrua Traktati i Mospërhapjes”, tha ajo.

Skenari i Krimesë

Tsikhanouskaya shprehu gjithashtu shqetësimin e saj se Rusia do të kishte nevojë për ushtarë të stacionuar të përhershëm në Bjellorusi për të ruajtur vendet e ndryshme të raketave Iskander-M, siç u diskutua edhe nga William Alberque i Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike javën e kaluar.Ajo shpjegoi: “Si rezultat, rusët zgjerojnë praninë e tyre të përhershme ushtarake duke kërcënuar me përsëritjen e një skenari si ai i Krimesë për Bjellorusinë. Në fund, bjellorusët merren peng të interesave të huaja të një shteti armiqësor dhe agresiv, duke u bërë potencialisht një objektiv për një sulm hakmarrës, nëse rusët përdorin këto armë nga territori ynë”, tha ajo, duke shtuar Bjellorusia po bëhet “armike” me fqinjët e saj dhe me aleancën e NATO-s. Edhe sipas analistit ushtarak Sean Bell, Rusia po përdor “forcën politike në përpjekje për të dominuar Bjellorusinë”. Ai vuri në dukje se Rusia po trajnon ushtrinë e saj në Bjellorusi, duke shtuar sulmet ndaj Ukrainës nga Bjellorusia. Bell tha: “E gjithë kjo është një justifikim për marrjen e gjithnjë e më shumë trupave ruse në tokën bjelloruse. Është si një pushtim, por i fshehur”. Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, e ka cilësuar praninë e shtuar ushtarake ruse si një mjet për të mbrojtur vendin nga agresioni perëndimor. Nga ana tjetër Kremlini ka ndjekur një marrëveshje bashkim-shtet që përafron politikën bjelloruse me atë të Rusisë.

“Marioneta” e Putinit

“Bjellorusët kundërshtuan me vendosmëri masën që nuk ishte diskutuar kurrë me ta dhe çdo përpjekje për të ngritur shqetësime ishte shtypur. Pasoja ishte se diktatori i korruptuar i Bjellorusisë ishte në mëshirën e Kremlinit", paralajmëroi Tsikhanouskaya. Ajo vazhdoi: “Rusët këmbëngulin se janë vetëm ata që i kontrollojnë armët, ndërsa Lukashenko ka argumentuar vazhdimisht se janë edhe armët e tij. Ai e kupton që nuk po i kontrollon këto armë do të thotë se po përdoret nga Kremlini, por ai ende dëshiron të projektojë një imazh të një njeriu të fortë, ndërsa të gjithë shohin Lukashekon të shndërrohet në “marionetën”e Putinit”, tha liderja e opozitës. “Të dy kanë demonstruar sjellje të pamatur që përçmojnë ligjin ndërkombëtar, duke krijuar kërcënime të rënda për sigurinë rajonale dhe interesat globale dhe duke nisur agresion kundër Ukrainës”, paralajmëroi ajo, duke theksuar se situata është shumë e rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat