Diplomati rus proteston në Australi për lokacionin e ambasadës

Bota

Diplomati rus proteston në Australi për lokacionin e ambasadës

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 15:02
Diplomati rus duke protestuar i vetëm në lokacionin ku planifikohej të ndërtohej Ambasada e re e Rusisë në Australi, 23 qershor 2023.

Një diplomat rus ka qëndruar pranë parlamentit të Australisë shkaku i një mosmarrëveshjeje për lokacionin ku Rusia dëshiron ta ndërtojë ambasadën e saj të re.

Protesta e tij vjen pas vendimit të javës së kaluar të Australisë për t’ia shkëputur kontratën e qiradhënies, të dhënë në vitin 2008, për arsye të “sigurisë kombëtare”. Rusia tha se do ta apelojë këtë vendim në Gjykatën e Lartë.

Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, tha se diplomati nuk përbën kërcënim dhe e quajti atë “një burrë që po qëndron... në një copë bar”.

Duke i bërë të ditura ligjet e reja sipas të cilave ishte dhënë qiraja, Albanese tha se agjencisë e inteligjencës kishin dhënë “këshilla shumë të qarta sigurie”.

Ambasada e planifikuar do të ishte vetëm 400 metra larg parlamentit dhe ekspertët thonë se kjo afërsi do të sillte rreziqe të spiunimit. Ambasada aktuale e Rusisë është e vendosur më larg.

Image
Vendi ku do të ndërtohej Ambasada e re e Rusisë në Australi.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, e ka përshkruar vendimin e Australisë si një tjetër shembull të “histerisë rusofobe që po vazhdon në vendet e Perëndimit”.

Është ende e paqartë se në çfarë baza do ta apelojë Rusia këtë vendim, por ajo ka kërkuar që të mos merret asnjë veprim lidhur me lokacionin deri të përfundohet beteja ligjore.

Në ankesën e parashtruar në një gjykatë, Rusia tha se tashmë i shpenzuar 5.5 milionë dollarë në zhvendosjen në këtë lokacion, edhe pse procesi i zhvendosjes ka qenë i ngadaltë.

Ndërkohë, media lokale raportojnë se policia federale po e monitoron diplomatin që po qëndorn pranë atij lokacioni, por nuk mund ta arrestojë atë shkaku i imunitetit të tij diplomatik.

Albanese ka thënë se ai nuk është i shqetësuar nga kjo protestë, apo nga apelimi i vendimit në Gjykatën e Lartë.

“Rusia nuk ka qenë shumë e mirë në ligj së fundi. Ne nuk presim që Rusia të jetë në pozitë të flas për ligjin ndërkombëtar, marrë parasysh refuzimin e tyre të vazhdueshëm dhe të qartë ndaj tij me pushtimin e Ukrainës”, tha Albanese./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat