Zelensky: Dobësia e Rusisë është e qartë

Bota

Zelensky: Dobësia e Rusisë është e qartë

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 13:43
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se secili që zgjedh “rrugën e djallit, e shkatërron vetveten”.

Sipas tij dobësia e Rusisë është e qartë.

Ndonëse nuk e ka përmendur presidentin rus, Vladimir Putin me emër, Zelensky duket se e ka kritikuar liderin rus për dërgimin e “qindra mijëra njerëzve” në luftë.

Sa më gjatë që Rusia i mban trupat dhe mercenarët në Ukrainë “aq më shumë kaos, dhimbje dhe probleme do të ketë brenda vetes”, ka thënë Zelensky.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat