Shtëpia e Bardhë: Të shtunën Amerika zhvilloi bisedime direkte me Rusinë

Bota

Shtëpia e Bardhë: Të shtunën Amerika zhvilloi bisedime direkte me Rusinë

Më: 26 qershor 2023 Në ora: 21:47
Foto ilustrim

Zyrtarë amerikanë kanë konfirmuar se diplomat të Uashingtonit kanë zhvilluar bisedime direkte me ata rusë gjatë së shtunës.

Amerika i ka thënë Moskës së ata nuk kanë qenë të përfshirë në ngritjen e tensioneve në mes të grupit mercenar “Wagner” dhe Kremlinit, raporton BBC.

“Ka pasur diskutime të duhura me diplomatë rusë përgjatë fundjavës”, ka thënë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, pa specifikuar nivelin e bisedimeve.

Ai ka thënë se Uashingtoni si sheh tensionet me “Wagner” si “çështje të brendshme të Rusisë”.

“Nuk jemi përfshirë dhe nuk e kemi ndërmend të përfshihemi”, ka thënë ai.

“Ajo që ne jemi të përfshirë është përkrahja për Ukrainën”.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mathew Miller ka thënë se në bisedime ishin të përfshirë ambasadorë amerikanë dhe rusë, sikurse “edhe nivele të tjera, këtu në Uashington”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat