Ngrihet alarmi, ndodh për herë të parë pas 20 vitesh, zbulohen rastet e para të sëmundjes së rrezikshme

Bota

Ngrihet alarmi, ndodh për herë të parë pas 20 vitesh, zbulohen rastet e para të sëmundjes së rrezikshme

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 10:17
Foto ilustrim

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) së fundmi në një njoftim për mediat ka ngritur alarmin pasi pesë raste me malaria janë zbuluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Departamenti i shëndetësisë ka konfirmuar se katër raste janë identifikuar në Florida dhe një në Teksas në dy muajt e fundit. Ai shprehu gjithashtu shqetësimin për një rritje të mundshme të rasteve të importuara të malaries lidhur me rritjen e udhëtimeve jashtë vendit këtë verë.

Ndër të tjera CDC theksoi nevojën për të planifikuar qasje të shpejtë në artesunate IV, për të cilën tha se është trajtimi “i linjës së parë” për malarinë e rëndë në vend.

Malaria është një urgjencë mjekësore dhe duhet trajtuar në përputhje me rrethanat”, sqarohet në deklaratë.

Mediat e huaja shkruajnë se mjekët kanë theksura se pacientët e dyshuar të malaries duhet të vlerësohen menjëherë në një strukturë të aftë për të ofruar diagnozë dhe trajtim të shpejtë brenda 24 orëve nga mbërritja.

Këto janë rastet e para të malaries së zbuluara pas 20 vitesh në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat