Gazeta australiane kërkon ndjesë për nxitjen e masakrës aborigjene në vitin 1838

Bota

Gazeta australiane kërkon ndjesë për nxitjen e masakrës aborigjene në vitin 1838

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 17:43
Foto ilustrim

‘Në lidhje me çështje e Shtegut Myall, në të vërtetë dështuam keq’, thuhej në deklaratën e gazetës.

E përditshmja Sydney Morning Herald ka publikuar një ndjesë për mbulimin e tyre të ngjarjes historike të Masakrës së Shtegut Myall ku në vitin 1838, të paktën 28 banorë indigjenë australianë të paarmatosur, u vranë nga 12 kolonizatorë australianë pranë lumit Gwydir, në rajonin juglindor New South Wales.

“Në disa editoriale të publikuar para, gjatë dhe pas gjyqeve në Sydney në vitin 1838, gazeta Herald kishte bërë thirrje për lirimin dhe ndalimin e ndjekjes penale të 11 të akuzuarve për vrasjen masive,” thuhet në një editorial të këtij muaji.

“Gazeta gjithashtu dënoi dënimin me vdekje që u dha për shtatë nga fajtorët”, thuhet më tej.

“Në një nga editorialet mbi mbrojtjen ligjore që duhet të kenë popujt aborigjenë, Herald shkruante: ‘Këto banda kafshësh zezake nuk ia vlejnë paratë e shpenzuara nga kolonët për printimin e dokumenteve dhe kohën e harxhuar”.

Ndërsa më tej gazeta inkurajonte lexuesit “të qëllonin dhe të vrisnin njerëzit aborigjenë sa herë ndjeheshin të kërcënuar”.

Së fundi, megjithëse vone, gazeta ka pranuar gabimet e bëra dhe ka kërkuar ndjesë duke shkruar: “Sydney Herald ka një histori të gjatë e krenare duke dhënë njoftime për australianët por për çështjen e masakrës së Myall Creek, dështuam keq.”

Por kjo nuk është hera e parë që Sydney Morning Herald kërkon ndjesë për mbulimin e saj të ngjarjeve

Në vitin 2016, Herald kërkoi ndjesë për publikimin e emrave, adresave e profesioneve të të arrestuarve gjatë trazirave në paradën homoseksuale të 1978 Mardi Gras.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat