Lukashenko thotë se kërkoi nga Putini të mos e vriste shefin e Wagner, Yevgeny Prigozhin

Bota

Lukashenko thotë se kërkoi nga Putini të mos e vriste shefin e Wagner, Yevgeny Prigozhin

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 22:45
Foto nga takimi

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka thënë se i ka kërkuar aleatit të tij, presidentit Vladimir Putin të mos e vrasë kreun e grupit mercenar Wagner, i cili javën e kaluar u përpoq të rrëzonte pushtetin më të lartë të Rusisë.

Sipas mediave të huaja, Lukashenko, një aleat prej kohësh i Putinit, pretendoi se kishte negociuar për t’i dhënë fund kryengritjes së armatosur dhe ka thënë se do të pranojë rebelët e mërguar dhe shefin e Wagner-it, Yevgeny Prigozhin.

“I thashë Putinit: ne mund ta eliminojmë (Prigozhinin), nuk ka problem. Nëse jo në përpjekjen e parë, atëherë në të dytën. (Por) Unë i thashë: mos e bëj këtë”, citohet të ketë Lukashenko gjatë një takimi me zyrtarët e sigurisë, sipas medias shtetërore, shkruan Trt World.

Lukashenko më herët konfirmoi se Prigozhin, i cili udhëhoqi marshimin vdekjeprurës në Moskë javën e kaluar, do të jetë në Bjellorusi të martën, sipas një marrëveshjeje që i dha fund revoltës së tij.

Duke ofruar më shumë detaje mbi atë që thuhet se ishte biseda e tij telefonike me shefin e Wagner, Lukashenko tha se Prigozhin ishte një “djalë heroik” i cili ishte tronditur nga vdekja e shumë prej njerëzve të tij në Ukrainë.

“Ai ishte nën presion dhe i ndikuar nga ata që udhëhoqën skuadrat e sulmit [në Ukrainë] dhe panë këto vdekje”, tha Lukashenko, duke shtuar se bosi i grupit mercenar kishte mbërritur në Rostov të Rusisë në një “gjendje gjysmë të çmendur”.

Lukashenko tha se ai kaloi orë të tëra në telefon me Prigozhin pasi grupi Wagner pushtoi Rostovin dhe filloi të shkonte drejt Moskës.

Ai vlerësohet se ka qenë kryesori për ndërmjetësimin e një marrëveshjeje që ndaloi rebelimin e javës së kaluar në fillimet e saj – dhe media shtetërore bjelloruse përshkruan se si Vladimir Putin e thirri atë duke kërkuar ndihmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat