Si kurrë më parë! Putin shfaqet publikisht pas rebelimit të Wagner

Bota

Si kurrë më parë! Putin shfaqet publikisht pas rebelimit të Wagner

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 06:26
Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin ka vizituar Dagestanit, në një nga paraqitjet e para publike që pas grushtit të shtetit nga grupi i Wagner, i mbetur në tentativë.

Me një imazh të kuruar deri në detaj.

Syzet klasike dhe një kostum të zi, Putin duket se është sforcuar shumë për të rifituar imazhin e përbaltur 5 ditë më parë, kur e gjithë bota pa se si Wagner i Yevgeny Prigozhin u ngrit nga kampet në Ukrainë, hynë në Rusi, morën kontrollin e qytetit jugor Rostov-on-Don, dhe më pas penetruan për çështje minutash në Sheshin e Kuq në Moskë.

Image
Vladimir Putin

Presidenti rus vizitoi kështjellën Naryn-Kala në Derbent, ku u përshëndet nga turma adhuruese aty pranë, si dhe kryesoi gjithashtu një takim kushtuar zhvillimit të turizmit.

Image
Vladimir Putin
Image
Vladimir Putin
Image
Vladimir Putin
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat