Tmerr në stërvitjet ushtarake, kamera amatore kap momentin e përplasjes fatale të dy aeroplanëve luftarakë T-27 në Kolumbi

Bota

Tmerr në stërvitjet ushtarake, kamera amatore kap momentin e përplasjes fatale të dy aeroplanëve luftarakë T-27 në Kolumbi

Më: 2 korrik 2023 Në ora: 14:21
Foto nga vendi i ngjarjes

Dy aeroplanë T-27 Tucano të Forcave Ajrore kolumbiane u përplasën gjatë një fluturimi stërvitor pranë një baze ajrore në pjesën qendrore të vendit.

Forcat Ajrore të Kolumbisë njoftuan se nënkoloneli që pilotonte njërin prej aeroplanëve humbi jetën, ndërsa piloti tjetër mbijetoi.

“Në vendin e ngjarjes është dërguar komisioni inspektues për të përcaktuar shkaqet e përplasjes”, thuhet në njoftim.

Një video e publikuar në rrjetet sociale dyshohet se tregon momentin e ngjarjes. Disa aeroplanë shihen duke fluturuar afër njëri-tjetrit dhe në një moment krahu i njërit prej aeroplanëve shpërthen në flakë.

Pilotët thuhet se po praktikonin për një shfaqje ajrore të planifikuar për Ditën e Pavarësisë së Kolumbisë, më 20 korrik në qytetin e Rionegro.

T-27 është një version i aeroplanit sulmues të lehtë turboprop Embraer 312 Tucano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat