Azerbajxhani goditet nga një tërmet i fuqishëm

Bota

Azerbajxhani goditet nga një tërmet i fuqishëm

Më: 3 korrik 2023 Në ora: 23:51
Tërmet në Azerbajxhan

Një lëkundje e fortë e tokës është ndjerë në Baku, kryeqytetin e Azerbajxhanit.

Nga frika se mund ta pësojnë me jetë, banorët e kryeqytetit nisën të largoheshin nga banesat e tyre.

Sipas EMSC, tërmeti ndodhi në orën 22:01, 46 kilometra në verilindje të Kaçmazit, një qytet rreth 150 kilometra nga Baku.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në pjesën jugperëndimore të Rusisë.

Fuqia shkatërruese e tërmetit ishte 5.4 magnitudë, dhe epiqendra është regjistruar në një thellësi prej 35 kilometra.

Nuk ka rrezik për cunami e as për dëme apo viktima.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat