Prapaskenat, ja si lideri kinez e bindi Putinin të mos përdorte armë bërthamore

Bota

Prapaskenat, ja si lideri kinez e bindi Putinin të mos përdorte armë bërthamore

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 08:05
Vladimir Putin dhe Xi Jinping

Financial Times ka zbuluar së fundmi disa prapaskena mes Rusisë dhe Kinës. Sipas analizës, Xi Jinping ndërhyri personalisht dhe e paralajmëroi Vladimir Putinin që të mos përdorë armë bërthamore gjatë pushtimit të Ukrainës. Kjo lëvizje zbuloi shqetësimet e Pekinit pavarësisht nga mbështetja që i ofron Moskës.

Mesazhi u dha ballë për ballë gjatë vizitës zyrtare të presidentit kinez në Moskë marsin e kaluar, e cila ishte një nga udhëtimet e tij të para pas izolimit për shkak të COVID-19. Lufta në Ukrainë i ka vënë Moskën dhe Pekinin në një kurs përplasjeje me pjesën tjetër të botës.

Kina zyrtarisht kundërshton përdorimin e armëve bërthamore në Ukrainë. Megjithatë, shumë prej mbështetësve të Kievit dyshojnë në qëllimet e Pekinit, duke pasur parasysh bashkëpunimin e ngushtë që vendi ka me Rusinë dhe planin e paqes të propozuar nga Pekini.

“Armët bërthamore janë siguria e fundit e Putinit kundër humbjes së kësaj lufte,” tha Alexander Gabuev, drejtor i Qendrës Carnegie Russia Eurasia, por paralajmërimi i Xi dhe kërcënimi i mundshëm i pasojave u jep atyre shpresë se Kina nuk do t’i thotë disa gjëra në publik dhe të tjera pas dyerve të mbyllura.

“Kinezët pretendojnë se janë ata që dërguan mesazhin në të gjitha nivelet”, thotë një zyrtar i lartë amerikan. Asokohe, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha në mars se vizita e Xi do e zvogëlonte rrezikun e luftës bërthamore. Nga ana e tij, Putini ishte i pakënaqur me rezultatet e vizitës së Xi, pasi ajo nuk dha frytet që ai donte, si psh, miratimin për tubacionin e shumëpritur “Fuqia e Siberisë-2”.

Kujtojmë se Rusia po mbështetet te Kina për luftën në Ukrainë pasi e ka ndihmuar atë të anashkalojë sanksionet ekonomike që e kanë shkëputur atë nga tregjet e rëndësishme globale dhe zinxhirët e furnizimit. Vitin e kaluar tregtia dypalëshe e Kinës me Rusinë arriti një rekord prej 190 miliardë dollarësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat