Ish-ushtari arrestohet pasi shihet duke qëlluar me armë një fotografi të kryeministrit belg

Bota

Ish-ushtari arrestohet pasi shihet duke qëlluar me armë një fotografi të kryeministrit belg

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 10:27
Ish-ushtari belg

Një ish-ushtar belg është arrestuar në Norvegji nën dyshimin për një komplot terrorist pasi një video në rrjetet sociale e tregonte atë duke qëlluar në një foto të kryeministrit belg, Alexander De Croo.

Kryeministri nuk anuloi një ngjarje publike që e kishte planifikuar të premten, por policia kontrolloi shtëpinë e të dyshuarit në qytetin Leopoldsburg.

Videoja e postuar tregonte një burrë, i veshur me të zeza, duke gjuajtur në një foto të kryeministrit, raportoi BBC.

Ai është identifikuar vetëm si Sam H.

Teksti që shoqëron videon thotë se qeveria belge duhet të japë dorëheqjen nëse nuk "do të derdhet gjak".

Ministrja belge e Mbrojtjes, Ludivine Dedonder, tha se 29-vjeçari ishte shkarkuar nga ushtria për lidhjet e tij me një bandë motoristësh dhe kishte qenë nën vëzhgim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat