NYT: Prigozhin kurrë nuk u largua nga Rusia pas dështimit të grusht shtetit kundër Putinit

Bota

NYT: Prigozhin kurrë nuk u largua nga Rusia pas dështimit të grusht shtetit kundër Putinit

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 15:30
Prigozhin

Një zyrtar i Pentagonit që kërkoi të jetë anonim tha për New York Times se Yevgeny Prigozhin ishte në të vërtetë në Rusi pas përpjekjes së dështuar të grushtit të shtetit.

Shefi i grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin thuhej se ishte internuar në Bjellorusi pas rebelimit kundër presidentit rus, Vladimir Putin.

Megjithatë, zyrtari amerikan ka deklaruar se një njeri që i ngjan Prigozhinit ka udhëtuar drejt shtetit bjellorus ndërsa origjinali ka qëndruar gjatë gjithë kohës në Rusi, gjegjësisht në vendlindje, Shën Petersburg.

“Ai mund të ketë përdorur një dyshe për ta bërë të duket sikur është arratisur nga Rusia”, tha zyrtari.

“Asnjë nga njësitë e Wagnerit nuk është dërguar në Bjellorusi dhe shumica janë ende në Ukrainë”, shtoi ai.

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko ka deklaruar ditë më parë se ishte e paqartë nëse luftëtarët e Wagnerit do të vinin në shtetin bjellorus pasi ai më parë u ofroi atyre një bazë ushtarake.

“Sa i përket Prigozhinit, ai është në Shën Petersburg. Ai nuk është në territorin e Bjellorusisë”, tha lideri bjellorus.

Duke iu përgjigjur kësaj deklarate të Aleksandër Lukashenkos, Kremlini njoftoi se “nuk ndjek” lëvizjet e Prigozhinit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat