Si u bind Biden që ta furnizojë me municion thërrmues Ukrainën?

Bota

Si u bind Biden që ta furnizojë me municion thërrmues Ukrainën?

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 16:01
Joe Biden

Ukraina do të shfrytëzojë municionin thërrmues vetëm në zonat e okupuara prej rusëve dhe nuk do t’i përdor për të sulmuar territore në Rusi. Kjo garanci e ka bindur presidentin amerikan, Joe Biden që të merr vendim për ta furnizuar me këtë armë shtetin ukrainas.

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov përshëndeti vendimin e amerikanëve për të dërguar armët e diskutueshme, duke thënë se ato do të ndihmojnë në shpëtimin e jetëve të ushtarëve.

Ai shtoi se Ukraina do të mbajë një regjistër të rreptë të përdorimit të tyre dhe do të shkëmbejë informacionin me partnerët e saj, raporton skynews.

“Qëndrimi ynë është i thjeshtë – ne duhet të çlirojmë territoret tona të okupuara përkohësisht dhe të shpëtojmë jetën e njerëzve tanë”, tha ai.

“Ukraina do t’i përdorë këto municione vetëm për de-okupimin e territoreve tona të njohura ndërkombëtarisht. Këto municione nuk do të përdoren në vendet e njohura zyrtarisht
territorin e Rusisë”,
shtoi ai.

Biden kishte deklaruar se municionet thërrmuese nuk do të shfrytëzohet për të sulmuar Rusinë, por vetëm caqet ruse në Ukrainë.

Municionet thërrmuese, të quajtura edhe bomba thërrmuese, janë bombola që mbajnë dhjetëra deri në qindra bomba më të vogla, të quajtura gjithashtu si nën-municione. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat