Gjenerali ukrainas publikon videon që tregon snajperin që shkatërroi armikun me një të shtënë

Bota

Gjenerali ukrainas publikon videon që tregon snajperin që shkatërroi armikun me një të shtënë

Më: 9 korrik 2023 Në ora: 19:16
Pamje nga vendi i ngjarjes

Trupat ukrainase ‘duke bërë përparim’ pranë Bakhmutit dhe ushtarët rusë janë ‘të bllokuar’, thotë gjeneral

Trupat ukrainase “po bëjnë përparim” në drejtim të Bakhmutit dhe forcat ruse janë “të bllokuara”, ka thënë komandanti i forcave tokësore të vendit.

Qyteti lindor ka qenë vendi i disa prej luftimeve më të ashpra të luftës dhe aktualisht mbahet nga Rusia, shkruajnë mediat e huaja.

“Ne po bëjmë përparim, forcat e mbrojtjes vazhdojnë të përparojnë dhe armiku është bllokuar”, ka thënë gjenerali Oleksandr Syrskyi.

Ai postoi përditësimin në Telegram, së bashku me një video që ai pretendon se tregon punën e një snajperi që “shkatërroi armikun me një të shtënë”.

Sipas tij, nga një distancë prej 1200 metrash, ai eliminoi armikun me një goditje të vetme.

Po sipas Syrskyi, ndërkohë që snajperi po operonte, një dron armik gjithashtu po gjurmohej dhe u rrëzua me sukses.

Më 7 korrik, zëvendësministrja e Mbrojtjes Hanna Malyar njoftoi se forcat pushtuese ruse në Bakhmut, në rajonin e Donetsk, kishin rënë në një kurth dhe nuk ishin në gjendje të tërhiqeshin nga qyteti falë forcave ukrainase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat