Kundërofensiva ukrainase, Kievi: Jemi duke përparuar në Bakhmut dhe kemi bllokuar ushtarët rusë

Bota

Kundërofensiva ukrainase, Kievi: Jemi duke përparuar në Bakhmut dhe kemi bllokuar ushtarët rusë

Më: 9 korrik 2023 Në ora: 19:45
Ukrainë

Trupat ukrainase po bëjnë përparim në drejtim të Bakhmutit dhe forcat ruse janë bllokuar, sipas komandantit të forcave tokësore të vendit.

Bakhmuti ka qenë vendi i disa prej luftimeve më të ashpra të luftës dhe aktualisht mbahet nga Rusia.

“Ne po bëjmë përparim, forcat e mbrojtjes vazhdojnë të përparojnë dhe armiku është bllokuar në vende,” tha gjenerali Oleksandr Syrskyi.

Kundërofensiva e shumëpritur ukrainase ka nisur gjatë muajit qershor dhe deri më tani ka pasur përparime, por jo me ritme të shpejta. Zelensky ka bërë me dije se trupat ukrainase kanë rifituar dhjetëra kilometra katrorë nga territoret e pushtuara nga Rusia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat