Siri, sulmi ajror amerikan eleminon një udhëheqës terrorist

Bota

Siri, sulmi ajror amerikan eleminon një udhëheqës terrorist

Më: 9 korrik 2023 Në ora: 20:12
Foto ilustrim

Një sulm ajror amerikan, në Sirinë lindore, ka vrarë një udhëheqës të Shtetit Islamik, tha të dielën Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara.

Një deklaratë e publikuar nga CENTCOM thotë se, sulmi ajror që eleminoi terroristin Usamah al-Muhajir u krye të premten e kaluar.

“Ne e kemi bërë të qartë se mbetemi të përkushtuar ndaj eleminimit të ISIS në të gjithë rajonin”, tha Gjenerali Michael "Erik" Kurilla, shef i Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara. “ISIS mbetet kërcënim, jo vetëm për rajonin, por edhe më gjerë”.

Në deklaratë thuhet se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë operacionet në bashkëpunim me forcat partnere në Irak dhe Siri kundër organizatës terroriste të njohur si “Shteti Islamik”, për ta shkatërruar tërësisht atë./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat