Lavrov paralajmëron Turqinë për kthimin e liderit të Azov në Ukrainë: Do ketë pasoja

Bota

Lavrov paralajmëron Turqinë për kthimin e liderit të Azov në Ukrainë: Do ketë pasoja

Më: 10 korrik 2023 Në ora: 09:35
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov paralajmëroi në një bisedë telefonike me homologun e tij turk Hakan Fidan se Ankaraja mund të përballet me “pasoja negative” për ofrimin e ndihmës ushtarake për Kievin dhe për lejimin e kthimit të liderit të njësisë neo-naziste “Azov” në Ukrainë.

Lavrov theksoi se Turqia po ndjek një “kurs shkatërrues” duke vazhduar të ofrojë ndihmë ushtarake për Kievin, u njoftua në faqen e internetit të MPJ-së ruse.

Lavrov dhe Fidan kanë shkëmbyer mendime edhe për situatën rajonale, duke përfshirë situatën në lidhje me kthimin e udhëheqësit të “Azov” në Ukrainë, raporton RIA Novosti.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky mbërriti të premten në Turqi, ku foli me Erdoganin.

Zelensky më pas tha të shtunën se pesë komandantë të “Azov” po fluturonin për në Kiev nga Stambolli.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se kthimi i komandantëve të “Azov” në Ukrainë është shkelje e kushteve të marrëveshjeve ekzistuese.

Peskov theksoi se ata duhet të kishin qëndruar në Turqi deri në fund të konfliktit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat