Ish-presidenti ukrainas: Ne presim një ftesë dhe duam garanci sigurie

Bota

Ish-presidenti ukrainas: Ne presim një ftesë dhe duam garanci sigurie

Nga: A.SH Më: 12 korrik 2023 Në ora: 16:46
Volodymyr Zelensky

Një ish-president i Ukrainës thotë se vendi i tij "pret një ftesë" për në NATO dhe se dëshiron "garanci sigurie", përcjell Bota sot.

Petro Poroshenko i tha Sky News: "Ne presim një ftesë jo anëtarësim ende. Sepse ne duhet të bëjmë shumë punë me reformat, me ndërtimin... me forcimin e mekanizmit tonë të sigurisë... por në të njëjtën kohë duam garanci sigurie".

Ai shtoi se "e kupton se nuk është reale tani" për anëtarësimin e plotë, por tha se vendit të tij i duhet një datë kur duhet të plotësohen kushtet.

Anëtarësimi i mundshëm i Ukrainës në aleancë ka qenë në qendër të bisedimeve në samitin dy-ditor të NATO-s në Lituani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat