Dalin pamjet, hap pas hapi, ja si shpërtheu nëndetësja në fund të oqeanit

Bota

Dalin pamjet, hap pas hapi, ja si shpërtheu nëndetësja në fund të oqeanit

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 16:29
Nëndetësja në fund të oqeanit

Një muaj pas tragjedisë që ndodhi me nëndetësen “Titan”, e cila u mori jetën 5 personave, teksa vizitonte rrënojat e Titanikut të famshëm, ekspertët kanë publikuar një video që tregon saktësisht se si anija u shkatërrua në ujërat e thellë të Atlantiku.

Një video shihet hap pas hapi atë ç’ka ka ndodhur me nëndetësen “Titan”, derisa shpërtheu bashkë me 5 personat që ndodheshin në bord. Pamjet tregojnë detajet se si nëndetësja, e destinuar për të eksploruar rrënojat e Titanikut, u shkatërrua, pas një shpërthimi që erdhi si pasojë e një problemi teknik.

Të pestë personat që ndodheshin në bordin e nëndetëses Titan, humbën jetën pas një shpërthimi të brendshëm, por ende nuk dihet konkretisht se çfarë ka shkaktuar shpërthimin e nëndetëses.

Pjesë e bordit ishin biznesmeni pakistanez Shahzada Dawood dhe djali i tij, Suleman si dhe Hamish Harding, një biznesmen dhe eksplorues britanik 58-vjeçar.

Dawood i përket një prej familjeve më të pasura të Pakistanit. Ai ishte administrues në Institutin SETI. Eksploruesi francez, Paul-Henry Nargeolet, 73 vjeç, gjithashtu ishte në bord, si dhe Stockton Rush, shefi ekzekutiv i OceanGate, kompania që financoi zhytjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat