Lavrov mesazh SHBA-së: Transferimi i avionëve F-16 në Ukrainë është një kërcënim bërthamor për Moskën

Bota

Lavrov mesazh SHBA-së: Transferimi i avionëve F-16 në Ukrainë është një kërcënim bërthamor për Moskën

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 07:32
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, deklaroi  dje se transferimi i avionëve të tipit F-16 që do të ketë Ukraina për të sulmuar Rusinë do të konsiderohet si një kërcënim për këtë të fundit nga Perëndimi. 

"Një shembull i rrezikshëm është plani i SHBA për transferimin e avionëve luftarakë F-16 në regjimin e Kievit. Ne kemi informuar fuqitë bërthamore të SHBA-së, Britanisë dhe Francës se Rusia nuk mund të injorojë aftësinë e këtyre avionëve për të mbajtur armë bërthamore.  Ukraina do të konsiderohet nga ne si një kërcënim nga Perëndimi në sferën bërthamore”, tha Lavrov.

Fjalë të ashpra të përdorura nga ministri i Jashtëm kundër Shteteve të Bashkuara të Joe Biden dhe të gjithë anëtarëve të NATO-s, të cilët sapo u takuan në samitin e Vilniusit.

Sipas Lavrov, Perëndimi po krijon rrezikun e një konfrontimi të armatosur të drejtpërdrejtë me Rusinë, duke mos marrë parasysh ato që mund të jenë "pasoja katastrofike".

Iniciativat e fundit të Perëndimit, vazhdoi Lavrov, pretendohet se po e detyrojnë Moskën vazhdimisht të nënvizojë rreziqet e një natyre strategjike, të gjitha të krijuara nga një politikë agresive anti-ruse. Që nga viti i kaluar, ne jemi mësuar me kërcënimet bërthamore nga Moska.

Dhe Presidenti Putin ka konfirmuar se Rusia ka vendosur tashmë grupin e parë të armëve bërthamore taktike në Bjellorusi, një lëvizje që udhëheqësi rus thotë se është krijuar për t'i kujtuar kujtdo që "mendon të na shkaktojë një humbje strategjike".

Ky është një nivel krejt i ri i kërcënimeve të Putin. Është e qartë se jo të gjithë në Rusi e pranojnë një ide të tillë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat