Betejë me flakët në ishullin Las Palmas, evakuohen mijëra banorë

Bota

Betejë me flakët në ishullin Las Palmas, evakuohen mijëra banorë

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 15:49
Foto nga vendi i ngjarjes

Temperaturat e larta që kanë përfshirë ditët e fundit një pjesë të madhe të vendeve të Evropës kanë sjellë problem të shumta me praninë e zjarreve.

Në “luftë” me flakët është ishulli Las Palmas në Spanjë ku si pasojë e vatrave të zjarrit janë evakuuar rreth 4 mijë banorë që ishin në zonat e rrezikut.

Zjarri filloi në orët e para të së shtunës në Las Palmas, një zonë pyjore në pjesën veriore të ishullit, në Ishujt Kanarie. Zjarri çoi në evakuime në fshatrat Puntagorda dhe Tijarafe.

Në vazhdën e tij, zjarri ka shkatërruar tashmë 4,500 hektarë tokë dhe të paktën një duzinë shtëpi. Rreth 400 njerëz nga agjenci të ndryshme janë në terren duke u përpjekur të frenojnë frontin.

Një hidroavion u përdor për të shuar flakët para se të binte nata të shtunën, ndërsa një i dytë ka nxitur përpjekjet për shuarjen e zjarrit që nga mëngjesi i së dielës.

Ushtria spanjolle ka hedhur 150 zjarrfikës në betejën e shuarjes së zjarrit dhe një njësi tjetër pritet të vijojë. Kryqi i Kuq ka ngritur gjithashtu një objekt për të ndihmuar njerëzit që kanë ikur nga shtëpitë e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat