Guvernatori i fliste Putinit për ushtarët e vrarë, presidenti rus iu përgjigj: Përshëndetni të gjithë

Bota

Guvernatori i fliste Putinit për ushtarët e vrarë, presidenti rus iu përgjigj: Përshëndetni të gjithë

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 15:05
Foto nga takimi

Presidenti rus Vladimir Putin bëri një koment disi të çuditshëm në një takim me një nga guvernatorët rajonalë të Rusisë.

Putin bisedoi me guvernatorin rajonal të Irkutsk, Igor Kobzev, për mënyrën se si të mbështesin ushtarët që luftojnë në Ukrainë dhe familjet e tyre.

Sipas një transkripti të publikuar në faqen e internetit të Kremlinit, Kobzev tha: “Kemi 192 qytetarë të Irkutsk të cilëve u janë dhënë çmime shtetërore – urdhra, medalje”.

Më i riu prej tyre është Heroi i Rusisë, Eduard Dyakonov, i cili vdiq në Mariupol marsin e kaluar.

“Ai e mbuloi granatën me trup dhe kështu shpëtoi shokët e tij”, i tha Putinit guvernatori Irkutsk.

“Kjo është shumë e vlefshme për ne, për ne janë të gjithë heronj, janë në kujtesën tonë, në zemrat tona”, shtoi guvernatori.

Sipas transkriptit, Putini u përgjigj: “Përshëndeti të gjithë”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat