Gjykata rumune ia zgjat arrestin shtëpiak Andrew Tates

Bota

Gjykata rumune ia zgjat arrestin shtëpiak Andrew Tates

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 16:04
Andrew Tate akuzohet për përdhunim, trafikim me njerëz dhe për krijimin e një grupi kriminal.

Një gjykatë në kryeqytetin e Rumanisë vendosi më 18 korrik që t’ia vazhdojë arrestin shtëpiak për edhe 30 ditë influencuesit kontrovers Andrew Tate.

Tate akuzohet për përdhunim, trafikim me njerëz dhe për krijimin e një grupi kriminal me qëllim për t’i shfrytëzuar seksualisht gratë.

Vendimi i Gjykatës së Bukureshtit vjen një muaj pasi prokurorët ngritën aktakuzë edhe formalisht ndaj yllit 36-vjeçar të rrjeteve sociale, si dhe ndaj vëllait të tij dhe dy grave të tjera në rastin e njëjtë.

Të gjithë katër të pandehurit – të cilët u arrestuan në fund të muajit dhjetor në Bukuresht – do të mbahen në arrest shtëpiak edhe për 30 ditë të tjera.

Tate dhe të tjerët i kanë mohuar të gjitha akuzat.

Në padinë e dorëzuar në gjykatën në Bukuresht, është thënë se katër të pandehurit e kanë formuar një grup për krim të organizuar më 2021 për të kryer trafikim me njerëz në Rumani, por edhe në shtetet tjera, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Aty janë përmendur shtatë viktima që kanë thënë se janë rekrutuar nga vëllezërit Tate përmes premtimeve të rreme për dashuri dhe martesë.

Të pandehurit dyshohet se i kanë detyruar disa gra që të marrin pjesë në pornografi, dhe materialet më vonë janë publikuar në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat