Kritiku i Putinit, Igor Girkin akuzohet për nxitje të veprimtarisë ekstremiste

Bota

Kritiku i Putinit, Igor Girkin akuzohet për nxitje të veprimtarisë ekstremiste

Më: 21 korrik 2023 Në ora: 18:49
Igor Girkin

Prokurorët rusë i kanë kërkuar gjykatës së Moskës që t’i shqyrtojë masën e paraburgimit Igor Girkinit, ultra-nacionalisti rus që përkrah luftën në Ukrainë, por edhe kritikon Vladimir Putinin, ndaj akuzave për nxitjen e aktivitetit ekstremist.

Igor Kirkin i njohur gjithashtu edhe si Igor Strelkov, ka akuzuar më parë presidentin rus për dobësi dhe pavendosmëri për pushtimin e Ukrainës.

Gruaja e Girkinit tha se ai u arrestua më herët sot.

Ai mund të përballet deri në pesë vjet burg nëse shpallet fajtor, raportojnë agjencitë ruse TASS dhe RIA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat