Aleati i Putinit akuzon SHBA-në për sulmet kibernetike kundër Rusisë

Bota

Aleati i Putinit akuzon SHBA-në për sulmet kibernetike kundër Rusisë

Më: 24 korrik 2023 Në ora: 16:37
Nikolai Patrushev

Një aleat i Vladimir Putin ka akuzuar SHBA-në për planifikimin e sulmeve kibernetike kundër Rusisë, kanë raportuar mediat shtetërore. 

Nikolai Patrushev tha se vendi po përgatitej të sulmonte “infrastrukturën kritike të informacionit” të Rusisë. 

Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Moskës tha se Agjencia e Sigurisë Kombëtare e Komandës Kibernetike të SHBA dhe Qendra e Ekselencës së Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s po planifikonin sulme “nën flamurin ukrainas”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat