Ushtria ukrainase arrin të futet në rajonet që kontrolloheshin nga rusët në afërsi të Bakhmutit

Bota

Ushtria ukrainase arrin të futet në rajonet që kontrolloheshin nga rusët në afërsi të Bakhmutit

Më: 24 korrik 2023 Në ora: 17:24
Foto nga vendi i ngjarjes

Brigada e tretë e këmbësorisë së ushtrisë ukrainase, ka arritur që të futet në rajonet që kontrolloheshin nga rusët në afërsi të Bakhmutit.

Pamjet e publikuara në Telegram me mbishkrimin “bombarduar dhe shkatërruar”, ukrainasit kanë dashur të tregojnë sesi janë futur në rajonet që dikur i kontrollonin rusët.

Kjo është një dëshmi se kundërofensiva e ukrainasve ka filluar të jap rezultatet e para, pavarësisht se është duke ecur me një tempo paksa më të ngadaltë se që ishte parashikuara.

Ishin këmbësoria e ushtrisë së Volodymyr Zelenskyt që ishin futur në një zonë malore, ku shihej duke shtënë në drejtim të atyre pak forcave ruse që kishin mbetur atje – duke tentuar t’ju rezistojnë.

Ndryshe luftimet në të gjithë territorin e Ukrainës po vazhdojnë, ku të dyja palët raportojnë për të vrarë dhe makineri luftarake të shkatërruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat