Shefi i OKB-së: Rusia të zgjasë marrëveshjen e grurit me Ukrainën

Bota

Shefi i OKB-së: Rusia të zgjasë marrëveshjen e grurit me Ukrainën

Më: 24 korrik 2023 Në ora: 17:33
Foto ilustrim

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres të hënën i kërkoi Rusisë të rinovojë marrëveshjen e ndërmjetësuar ndërkombëtarisht në mënyrë që drithërat të mund të transportohen nga portet e Detit të Zi të Ukrainës.

Ai tha se në të kundërtën, njerëzit e uritur në botë do të vuajnë pasojat më të rënda, shkruan REL.

Shefi i OKB-së bëri këtë thirrje gjatë një fjalimi në Romë, në hapjen e një samiti tre-ditor për sistemet ushqimore.

Me largimin e Rusisë nga marrëveshja e grurit me Ukrainën, “më të cenuarit do të paguajnë çmimin më të lartë”, tha Guterres.

Ai u ankua se tashmë ka efekte negative në çmimet globale të grurit dhe misrit, megjithëse nuk përmendi shifra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat