Ministri ukrainas i Mbrojtjes: Sulmet në Odesa ofrojnë prova të reja se Rusia është shtet terrorist

Bota

Ministri ukrainas i Mbrojtjes: Sulmet në Odesa ofrojnë prova të reja se Rusia është shtet terrorist

Më: 24 korrik 2023 Në ora: 19:52
Oleksii Reznikov

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov tha për CNN se shënjestrimi i qytetit por të Odesa-s nga Rusia është një qasje “absurde” dhe pretendoi se sulmet ishin “prova e re se ata janë një shtet terrorist”.

Duke folur para sulmit në katedralen në Odesa gjatë fundjavës, Reznikov deklaroi se nuk ishte i befasuar nga egërsia e sulmeve, duke thënë se “sinqerisht, pas shkurtit të vitit të kaluar, është shumë e vështirë të më befasosh”.

Kur u pyet nëse ai mendonte se sulmet ishin një përgjigje ndaj sulmit të pranuar nga Ukraina në urën e Kerçit më 17 korrik, Reznikov tha se Moska “u përpoq të shpjegonte se ishte një përgjigje për disa shpërthime në territoret e tyre, por ata po luftojnë me civilët.

Prandaj i quaj ata grabitës, përdhunues dhe vrasës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat