Droni kamikaz i ukrainasve godet autoblindën me plot ushtarë rusë që po tërhiqej pasi e kuptuan se janë rrethuar

Bota

Droni kamikaz i ukrainasve godet autoblindën me plot ushtarë rusë që po tërhiqej pasi e kuptuan se janë rrethuar

Më: 24 korrik 2023 Në ora: 22:00
Foto ilustrim

Pamjet e filmuara nga ajri shfaqin momentin, kur droni i ushtrisë ukrainase godet autoblindën ruse që ishte në lëvizje në një fushë të gjelbëruar.

Ishte njësia “Huti” që me dronin kamikaz goditi autoblindën ruse, e cila nga shpërthimi i fuqishëm u shkatërruar plotësisht.

Droni fillimisht kishte lokalizuar autoblindën ruse me plot ushtarë, që me sa duket kishin nuhatur se ishin rrethuar nga të gjitha anët.

Dhe duke tentuar të tërhiqen, u goditën nga droni që në momentin e kontaktit fizik shpërtheu – duke e hedhur në erë.

Pamjet janë publikuar nga Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainas, që sipas të cilëve ishte aksion në kuadër të kundërofensivës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat