Ushtria ukrainase: Rusia nis sulmin ajror në Kiev, kemi angazhuar sistemet e mbrojtjes

Bota

Ushtria ukrainase: Rusia nis sulmin ajror në Kiev, kemi angazhuar sistemet e mbrojtjes

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 14:53
Ukrainë

Ushtria e Ukrainës ka pretenduar se Rusia ka nisur një sulm ajror në Kiev në orët e para të mëngjesit të së martës.

Serhiy Popko, kreu i administratës ushtarake në Kiev, tha se sistemet e mbrojtjes ajrore “po angazhohen”.

“Në periferi të Kievit, sistemet e mbrojtjes ajrore po angazhohen (në zmbrapsjen e sulmit)”, shkroi ai në kanalin e mesazheve Telegram.

Ai pason një breshëri sulmesh në qytetin jugor të Ukrainës, Odesa, pas tërheqjes së Moskës nga marrëveshja e grurit në Detin e Zi.

Marrëveshja kishte lejuar eksportin e sigurt të grurit nga portet e bllokuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat