Zelensky: Ukraina ka marrë përforcime për sistemet e mbrojtjes ajrore

Bota

Zelensky: Ukraina ka marrë përforcime për sistemet e mbrojtjes ajrore

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 16:26
Volodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se Kievi ka marrë përforcime në sistemet e mbrojtjes ajrore.

“Kam dëgjuar raportet aktuale për furnizimin me armë dhe municione. Ka përforcim të sistemit tonë të mbrojtjes ajrore. Ai do të drejtohet atje ku është më e nevojshme për momentin”, shkroi Zelensky në ‘Telegram’.

Më 24 korrik, revista ‘Forbes’ raportoi se vendet perëndimore furnizuan Kievin me rreth 200 sisteme SAMP-T, Patriot, Iris-T, NASAMS, Crotale, si dhe sisteme të tjera të mbrojtjes ajrore.

Sipas raporteve në media, SHBA gjithashtu synon të blejë 12 sisteme të mbrojtjes ajrore MIM 23 Hawk nga Tajvani për t’i transferuar ato në Ukrainë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat