BE ndalon eksportin e pajisjeve të fushëbetejës në Bjellorusi

Bota

BE ndalon eksportin e pajisjeve të fushëbetejës në Bjellorusi

Nga: A.SH Më: 26 korrik 2023 Në ora: 17:11
Foto ilustrim

Bashkimi Evropian ka ndaluar eksportet e pajisjeve të fushëbetejës dhe pjesëve të aviacionit në Bjellorusi, pasi zgjeron programin e sanksioneve kundër aleatëve rusë, përcjell Bota sot.

Motorët e avionëve dhe ato që përshkruhen si "mallra të fushës së betejës dhe aviacionit me përdorim të dyfishtë" janë ndër produktet e ndaluara.

Kryesimi i rradhës i BE-së aktualisht mbahet nga Spanja.

Delegacioni spanjoll i BE-së i përshkroi sanksionet si një përgjigje ndaj "situatës në Bjellorusi dhe përfshirjes së Bjellorusisë në agresionin rus kundër Ukrainës".

Vendimi do të hyjë në fuqi vetëm nga e premtja, për sa kohë që asnjë nga 27 shtetet anëtare nuk ka asnjë refuzim të minutës së fundit.

Vendosja e sanksioneve kërkon miratimin e të 27-ve, diçka që ka munguar për një paketë më të gjerë kufizimesh që do të synonin industrinë bjelloruse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat