Singapori ekzekuton një grua për herë të parë në 20 vjet

Bota

Singapori ekzekuton një grua për herë të parë në 20 vjet

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 17:34
Foto ilustrim

Singapori do të ekzekutojnë të premten një grua për herë të parë në thuajse 20 vjet, një nga dy vrasjet e planifikuara për kësaj jave.

Qytetarja e Singaporit Saridewi Djamani është dënuar me vdekje të patjetërsueshme në 2018, kur u gjet në zotërim të 30g heroine të cilat kishte si qëllim t’i trafikonte, sipas komisionit gjyqësor të ndjek rastet e dënimeve me vdekje.

Nëse vijon sipas planit kjo do të ishte ekzekutimi i parë i një gruaje në Singapor prej vitit 2004 kur estetistja 36 vjeçare Yen May Woen, u vra me varje për trafik drogash.

Ndërsa 56 vjeçari Mohd Aziz bin Hussain, pritej të ekzekutohej sot pasi është dënuar në 2018 për trafikim të rreth 50g heroin, thanë zyrtarët.

Singapori ka disa nga ligjet më të ashpra të drogave dhe ka tërhequr kritika vitet e fundit për ekzekutimet e trafikantëve.

Saridewi është një nga dy gra që presin dënimin me vdekje në Singapor, tha Kirsten Han, gazetare e aktiviste kundër dënimit me vdekje.

“Autoritetet nuk influencohen prej faktit se njerëzit e dënuar me vdekje vijnë të gjithë nga shtresa të varfra e të izoluara, dhe kjo nuk është diçka për të qenë krenar”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat