Ukraina do t’i sulmojnë forcat ruse edhe me 1700 dronë të tjerë

Bota

Ukraina do t’i sulmojnë forcat ruse edhe me 1700 dronë të tjerë

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 20:52
Ukraina

Ukrainasit pretendojnë se forcat e tyre po avancojnë gradualisht në jug dhe njoftojnë se ushtria do të marrë 1700 dronë sulmues dhe zbulues.

Zëvendësministrja e Mbrojtjes, Hanna Maliar raportoi për përparimin drejt Melitopolit dhe Berdjansk, qytete të pushtuara që ndodhen në jug të vendit, raporton cnn.

Ajo shtoi se forcat e Kievit po sulmojnë me sukses rrethin e Bakhmutit. Në fillim të muajit qershor, ukrainasit filluan të bëjnë përpjekje të mëdha për të rikthyer sa më shumë territore, por përparimi është më i ngadalshëm se sa pritej.

Ndërkohë, Mykhailo Fedorov, ministri ukrainas i transformimit dixhital, deklaroi se 1700 dronë po dërgohen në vijat e para të frontit.

“Të gjithë po shkojnë në front për të mbrojtur jetën e ushtarëve tanë, për ta bërë artilerinë tonë edhe më të saktë, për të shkatërruar armikun”, tha ai.

Ndryshe, deri më tani janë trajnuar 10 mijë persona për drejtimin e dronëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat