FSB thotë se ka gjetur eksploziv në bordin e një anijeje të huaj

Bota

FSB thotë se ka gjetur eksploziv në bordin e një anijeje të huaj

Nga: A.SH Më: 27 korrik 2023 Në ora: 11:29
Foto ilustrim

Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) tha të enjten se kishte gjetur gjurmë eksplozivi në bordin e një anijeje të huaj në rrugë nga Turqia për në Rusi, e cila më parë kishte hyrë në një port ukrainas, përcjell Bota sot.

Reuters raporton se ishte njoftimi i dytë i tillë këtë javë që përfshin një anije të huaj që shkon në Rusi për të marrë grurë.

FSB tha të hënën se kishte gjetur gjurmë eksplozivi në një anije tjetër që udhëtonte nga Turqia për në Rostov-on-Don.

Një pjesë e justifikimit të Rusisë për tërheqjen nga nisma e grurit të Detit të Zi ishte pretendimi i saj se Ukraina po përdorte lëvizjet e anijeve me grurë si mbulesë për transportin e mallrave ushtarake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat