Putini: Rusia do t’i dërgojë deri në 50 mijë tonë grurë falas 6 vendeve afrikane

Bota

Putini: Rusia do t’i dërgojë deri në 50 mijë tonë grurë falas 6 vendeve afrikane

Më: 27 korrik 2023 Në ora: 13:59
Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se Rusia do të dërgojë grurë pa pagesë në gjashtë vende afrikane muajt e ardhshëm.

Putini po ashtu tha se Rusia mund të zëvendësojë furnizimet ukrainase me drithë në Afrikë.

“Unë kam thënë tashmë se vendi ynë është në gjendje të zëvendësojë grurin ukrainas si në aspektin tregtar ashtu edhe në formën e ndihmës falas për vendet më në nevojë afrikane. Për më tepër, këtë vit ne përsëri presim një korrje rekord”, tha Putin, shkruan CNN.

Tutje, lideri rus tha se Rusia për gjashtë vendet afrikane do t’i ofrojë deri në 50 mijë tonë drithë për secilën prej tyre.

“Për të qenë konkret, do të shtojë se në 3-4 muajt e ardhshëm do të jemi gati të ofrojmë Burkina Fasos, Zimbabveve, Malit, Somalisë, Republikës së Afrikës Qendrore dhe Eritresë 25mijë – 50 mijë tonë drithë. Ne gjithashtu do të ofrojmë dërgim falas të këtyre produkteve për konsumatorët”, u tha Putin udhëheqësve afrikanë.

Putin tha gjithashtu se Rusia dhe vendet afrikane do të thellojnë bashkëpunimin e tyre në sferat e bujqësisë, energjisë, shkencës dhe arsimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat