Korriku, muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë, Guterres: Është vetëm fillimi, duhet të merren masa

Bota

Korriku, muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë, Guterres: Është vetëm fillimi, duhet të merren masa

Më: 27 korrik 2023 Në ora: 18:24
Foto ilustrim

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka paralajmëruar se situata e ndryshimeve klimatike po bëhet e frikshme.

Guterres në një deklaratë për mediat, u shpreh se epoka e ngrohjes globale ka mbaruar dhe sa tashmë bota po futet në atë që mund të quhet ‘epoka e nxehtësisë globale’.

“Ndryshimet klimatike janë kudo. Është e frikshme dhe ky është vetëm fillimi”, paralajmëroi Guterres.

Ndër të tjera ai tha se njerëzimi po shkon drejt shkatërrimit, megjithatë theksoi se nuk duhet të ketë vend për panik dhe se autoritetet duhet të punojnë menjëherë për të marrë masa parandaluese

Komentet e Guterres erdhën pasi shkencëtarët konfirmuan të enjten se tre javët e fundit kanë qenë më të nxehtat që nga fillimi i regjistrimeve dhe korriku është në rrugën e duhur për të qenë muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë.

Temperaturat globale këtë muaj kanë thyer rekorde, sipas Organizatës Botërore Meteorologjike dhe programit të BE-së për vëzhgimin e Tokës.

Rritja e vazhdueshme e temperaturave mesatare globale, e nxitur nga ndotja që bllokon rrezet e diellit dhe vepron si një serë rreth Tokës, ka përkeqësuar ekstremet e motit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat