Inteligjenca amerikane: Kina po e furnizon ushtrinë ruse me teknologji

Bota

Inteligjenca amerikane: Kina po e furnizon ushtrinë ruse me teknologji

Më: 27 korrik 2023 Në ora: 22:06
Xi Jinping, Putin

Kina po e ndihmon Rusinë t’i shmang sanksionet perëndimore dhe dyshohet se po i jep Moskës teknologji ushtarake për agresionin e saj në Ukrainë, thuhet në një raport të paklasifikuar të zbulimit amerikan.

Vlerësimi nga Zyra e Drejtorit të Zbulimit Kombëtar (ODNI) u publikua nga Komisioni i Zbulimit i Dhomës së Përfaqësuesve, raporton cnn.

Kina ka mohuar në mënyrë të përsëritur dërgimin e pajisjeve ushtarake në Rusi që nga fillimi i agresionit të Moskës mbi Ukrainën në shkurt të vitit 2022.

Raporti thotë se Kina është bërë “një partner edhe më i rëndësishëm” i Rusisë pasi Moska sulmoi vitin e kaluar Ukrainën.

Kina ka mohuar në mënyrë të përsëritur dërgimin e pajisjeve ushtarake në Rusi që nga pushtimi që filloi më 24 shkurt të vitit 2022.

Raporti tha se Kina ka rritur importet e energjisë ruse, duke përfshirë naftën dhe gazin e ridrejtuar nga Evropa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat