“Mund të fshiheni nga artileria, por jo nga snajperi”, çfarë dihet për “Fantazmat e Bakhmutit”, ekipi që po terrorizon rusët!

Bota

“Mund të fshiheni nga artileria, por jo nga snajperi”, çfarë dihet për “Fantazmat e Bakhmutit”, ekipi që po terrorizon rusët!

Më: 31 korrik 2023 Në ora: 10:29
Foto ilustrim

Një grup snajperistësh të njohur si “Fantazmat e Bakhmutit” kanë operuar në skajet e Bakhmutit për gjashtë muajt e fundit, aty ku forcat ukrainase po përpiqen ta rimarrin qytetin.

Ekipi ukrainas përbëhet prej rreth 20 ushtarësh dhe shpesh gjuajnë për objektiva me vlerë të lartë.

Komandanti i tyre i tyre i njohur me nofkën si “Fantazma”, e çuan bazën e tyre operative në periferi të Bakhmutit si “kufiri i ekzistencës”.

“Nofka ime është Fantazma. Kur filluam të sillnim terror në Bakhmut, ne morëm emrin ‘Fantazmat e Bakhmutit”, tha komandanti i grupit për BBC.

Baza e tyre tashmë është brenda rrezes së artilerisë ruse. Por, ky grup snajperistësh elitar nuk trembet nga thërrimet e predhave që bien aty pranë.

“Artileria gjithmonë i shqetëson njerëzit”, thotë ai. “Mund të fshiheni nga artileria, por jo nga snajperi”.

Ai gjithashtu tha se ekipi i tij kishte vrarë 524 rusë, prej tyre 66 i kishte vrarë vetë.

Ekipi regjistron në mënyrë elektronike çdo goditje përmes pamjeve të pushkës së tyre. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat