Të paktën një i vdekur në sulmin me raketa ruse në Kryvii Rih

Bota

Të paktën një i vdekur në sulmin me raketa ruse në Kryvii Rih

Më: 31 korrik 2023 Në ora: 12:34
Foto nga vendi i ngjarjes

Forcat ruse kanë sulmuar qytetin Kryvyi Rih në Ukrainën qendrore me dy raketa, duke lënë të vdekur së paku një person dhe duke plagosur 10 të tjerë, raportoi të hënën Ministri i Brendshëm ukrainas, Ihor Klymenko.

Njëra prej raketave ka goditur një objekt arsimor dhe si pasojë mendohet që disa njerëz kanë mbetur nën rrënoja.

Cak tjetër i sulmit ishte një ndërtesë banimi, e cila u shkatërrua pjesërisht. Kryvyi Rih në rajonin e Dnipropetrovskut është vendlindja e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy. Është një objektiv i rrallë për sulmet ruse.

Duke komentuar sulmin, Zelenskyy tha se “ditët e fundit, armiku ka sulmuar qytete e qendra të qyteteve, duke bombarduar objekte civile dhe banesa”.

“Por ky terror nuk do të na trembë e as nuk do të na thyejë”, shtoi Zelenskyy në një deklaratë në mediat sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat