Talibanët djegin instrumente muzikore, i quajnë "imorale"

Bota

Talibanët djegin instrumente muzikore, i quajnë "imorale"

Më: 31 korrik 2023 Në ora: 15:29
Foto nga vendi i ngjarjes

Talibanët kanë djegur disa instrumente muzikore në Afganistan, me pretendimin se muzika shkakton “korrupsion moral”.

Siç raporton BBC, pajisjet muzikore të cilave iu vu zjarri  të shtunën në provincën perëndimore të Heratit, kapin vlerën e mijëra dollarëve.

Instrumentet e djegura në Herat përfshinin: kitara, harmonika , daulle amplifikatorë dhe altoparlantë, Shumë prej tyre ishin sekuestruar nga dasmat që mbaheshin në qytet.

Ahmad Sarmast, themeluesi i Institutit Kombëtar të Muzikës në Afganistan, i krahasoi veprimet e tyre me gjenocid kulturor dhe vandalizëm muzikor.

“Popullit të Afganistanit i është mohuar liria artistike… Djegia e instrumenteve muzikore në Herat është vetëm një shembull i vogël i gjenocidit kulturor që po ndodh në Afganistan nën udhëheqjen e talebanëve,” tha ai.

Mirëpo përveç djegies së instrumenteve muzikore talebanët urdhëruan edhe mbylljen e salloneve të bukurisë pasi u konsideruan si jo islamike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat