​Le Marie: Ndërprerja e të gjitha lidhjeve ekonomike me Kinën është “iluzion”

Bota

​Le Marie: Ndërprerja e të gjitha lidhjeve ekonomike me Kinën është “iluzion”

Më: 31 korrik 2023 Në ora: 20:32
​Le Marie: Ndërprerja e të gjitha lidhjeve ekonomike me Kinën është “iluzion”

Ministri i Financave të Francës, Bruno Le Maire gjatë fundjavës tha se ndërprerja e të gjitha lidhjeve ekonomike me Kinën është një “iluzion”, duke hedhur dyshime se vendet perëndimore mund të shkëputen ndonjëherë ekonomikisht me Kinën.

Le Maire, i cili mori pjesë në Dialogun e 9-të Ekonomik dhe Financiar të Nivelit të Lartë Kinë-Francë në Pekin të shtunën, ndau pikëpamjet e tij mbi marrëdhëniet dypalëshe midis Francës dhe Kinës në një deklaratë për media, sipas një shkrimi nga “Global Times”.

Ai tha se Franca dëshiron një qasje më të mirë në tregun kinez dhe vendi i tij duhet të rrisë eksportet me Kinën për një marrëdhënie të ekuilibruar ekonomike, ndërsa vuri në dukje se Franca është në “rrugën e duhur”. Le Maire theksoi se koncepti i “reduktimit të rrezikut”, i cili po përdoret shpesh kohët e fundit, nuk do të thotë se Kina “përbën kërcënim”.

“Dyert e Parisit janë të hapura për investitorët kinezë, veçanërisht në fushën e automjeteve elektrike, baterive dhe transformimit të energjisë”, potencoi Le Maire.

Pas Dialogut Ekonomik dhe Financiar Kinë-Francë që përfundoi të shtunën, të dy vendet arritën konsensus për të bashkëpunuar për shumë çështje si ndryshimi i klimës, aviacioni, bujqësia dhe kozmetika. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat