​Tjetër sulm me dronë në Moskë

Bota

​Tjetër sulm me dronë në Moskë

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 08:21
Foto nga vendi i ngjarjes

Dronet sërish kanë sulmuar Moskën, në atë që dyshohet të jetë kryer nga Ukraina, pasi në fundjavë ndodhi i njëjti skenar ndërsa e pranoi edhe vetë presidenti ukrainas Volodymr Zelensky.

Cak i sulmit ishte sërish e njëjta ndërtesa sikurse edhe radhës së kaluar, ndërsa kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin tha se kishte vetëm dëme të fasadës prej xhami në katin e 21 të cilat janë dëmtuar.

Sobyanin tha në një postim në Telegram se nuk kishte asnjë të lënduar.

Ministria ruse e mbrojtjes tha se dy drone u shkatërruan nga sistemet e mbrojtjes ajrore në distriktet Odintsovo dhe Narofominsk pranë Moskës, ndërsa një i tretë u bllokua dhe u rrëzua në kryeqytet.

Ministria fajësoi Kievin për sulmet ndërsa Aeroporti Vnukovo i Moskës u mbyll përkohësisht.

Ndonëse Ukraina nuk ka marr përgjegjësinë për sulmet, dy ditë më parë, presidenti ukrainas Volodymr Zelensky tha se lufta ishte drejtuar në Rusi dhe se ky ishte “një proces i pashmangshëm, i natyrshëm dhe absolutisht i drejtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat