Peshkaqeni ua futi tmerrin dy notarëve në Australi duke notuar vetëm disa metra afër tyre

Bota

Peshkaqeni ua futi tmerrin dy notarëve në Australi duke notuar vetëm disa metra afër tyre

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 10:34
Foto ilustrim

Pamjet me dron kanë kapur momentin e tmerrshëm kur një peshkaqen po notonte shumë afër banorëve në një plazh të Sidneit, Australi.

Videoja e shpërndarë nga DroneSharkApp tregon momentin kur dy notarë po shkonin drejt një grupi të peshqve salmon, gjatë zhytjes së tyre mëngjesin e së shtunës në plazhin ikonik Bondi,.

Derisa po notonin afër grumbullit të peshqve, një peshkaqen u shfaq aty papritur.

Gruaja përfundimisht vërejti grabitqarin nën ujë vetëm disa centimetra larg prej saj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat