Rusia po planifikon 'sulm të rremë' në rafinerinë e Bjellorusisë, pretendon Ukraina

Bota

Rusia po planifikon 'sulm të rremë' në rafinerinë e Bjellorusisë, pretendon Ukraina

Më: 4 gusht 2023 Në ora: 14:22
Foto ilustrim

Rusia po përgatitet të nisë një sulm në një rafineri nafte në Bjellorusi, sipas shërbimit të sigurisë të Ukrainës.

Sulmi në uzinën e Mozyr do t’i fajësohet diversantëve ukrainas në një përpjekje për të tërhequr Bjellorusinë në luftë.

Pretendimet e shërbimit bazohen në informacionin e marrë nga disa burime, duke përfshirë një ushtarak të kapur rus, thuhet në një deklaratë në Telegram, shkruan Skynews.

Ai shtoi se përgatitja e sulmit po kryhet nga “një grup sabotazhi dhe inteligjence” i përbërë nga personeli i Forcave të Armatosura Ruse dhe anëtar i grupit mercenar Wagner.

“Shërbimi i Sigurisë paralajmëron ushtrinë bjelloruse kundër pjesëmarrjes në një luftë të plotë kundër Ukrainës. Çdo pushtues që kalon kufirin e shtetit tonë do të shkatërrohet nga forcat tona të sigurisë dhe mbrojtjes”, thuhet në përfundim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat