Ushtria izraelite vret palestinezin 18-vjeçar, "kallet" Tulkaremi

Bota

Ushtria izraelite vret palestinezin 18-vjeçar, "kallet" Tulkaremi

Më: 4 gusht 2023 Në ora: 15:58
Foto nga vendi i ngjarjes

Forcat izraelite të sigurisë kanë vrarë një palestinez 18-vjeçar të premten, gjatë një operacioni ushtarak në pjesën veriore të Bregut Perëndimor.

Ministria palestineze e Shëndetësisë tha se i riu u qëllua në kokë, në qytetin Tulkarem, shkruan AP, transmeton Klan Kosova.

Ushtria izraelite tha se pjesëtarët e saj u detyruan të shtien me armë zjarri në drejtim të palestinezëve në këtë qytet, pasi këta të fundit, siç u tha, hodhën gurë, por edhe mjete shpërthyese në drejtim të forcave izraelite.

Vrasja nxiti trazira të mëtutjeshme në kampin ku jetonte 18-vjeçari, vendbanim ky që besohet se shfrytëzohet nga grupi militant, Xhihadi Islamik Palestinez.

Forcat izraelite hodhën gaz lotsjellës, granata për shpërndarje të turmave dhe zjarr të përnjëmendtë. Edhe palestinezët gjuajtën me gurë dhe me mjete eksplozive.

Dhuna e këtij viti në Bregun Perëndimor është ndër më të përgjakshmet në gati dy dekadat e fundit.

Më tepër se 150 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite që nga fillimi i 2023-s, sipas agjencisë Associated Press. Po ashtu, 26 veta humbën jetën nga pala tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat