32 evropianë largohen nga Nigeri me aeroplanin gjerman

Bota

32 evropianë largohen nga Nigeri me aeroplanin gjerman

Më: 4 gusht 2023 Në ora: 20:01
Nigeri

32 persona nga Bashkimi Evropian janë larguar nga Nigeri me aeroplanin ushtarak të Gjermanisë që ka aterruar në një bazë ushtarake të premten.

Në mesin e të evakuuarve ishin dhjetë shtetas gjermanë, nëntë ushtarë dhe një civil, kanë njoftuar forcat e armatosura të Gjermanisë. Shtatë prej ushtarëve gjermanë ishin pjesë e ekipit paqeruajtës të OKBA-së. Ata po ktheheshin si pjesë e ndërrimit të personelit.

Sipas mediave gjermane, dy ushtarë të tjerë ishin pjesë e misionit ushtarak të BE-së në shtetin e Nigerit. Ministria gjermane e Punëve të Jashtme, e cila u ka bërë thirrje shtetasve të saj që të përdorin edhe aeroplanët francezë për t’u larguar nga shteti afrikan, të enjten ka njoftuar se 60 shtetas gjermanë janë evakuuar nga francezët.

Gjermania ka 100 ushtarë në Niger, shumica prej tyre pjesë e misionit të Kombeve të Bashkuara në Mali. Ministria gjermane ka raportuar se situata është e qetë në Niger pas grusht-shtetit ushtarak, me të cilin u rrëzua nga pushteti presidenti i zgjedhur në mënyrë demokratike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat