Luftanija ruse pëson dëme të rënda nga droni ukrainas

Bota

Luftanija ruse pëson dëme të rënda nga droni ukrainas

Më: 4 gusht 2023 Në ora: 20:48
Foto nga vendi i ngjarjes

Një luftanije ruse është dëmtuar rëndë nga sulmi me dronë që kreu ushtria ukrainase në Detin e Zi. Sulmi raportohet se është kryer afër portit rus të Novorossiysk, një prej kryesorëve për eksportin e Rusisë.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar se për dy sulme në bazën detare. Sipas saj, sulmi është kryer me dy dronë deti, por nuk ka njoftuar për dëmet e shkaktuara.

Ndërkaq, shërbimet e sigurisë së Ukrainës kanë thënë se luftanija, një prej më të mëdhave në flotën ruse, është goditur dhe ka pësuar dëme të mëdha.

Sipas forcave ukrainase, luftanija është sulmuar me 450 kilogramë dinamit.

Dronët e detit janë varka të vogla që drejtohen nga distanca nën ose mbi sipërfaqen e detit. Për të konfirmuar sulmin, forcat ukrainase kanë incizuar momentin e shpërthimit në luftanijen ruse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat